Pavarësisht se hetimi për dosjen “Babale” tani bëhet nga Prokuroria e Tiranës, masën e sigurisë për personat e përfshirë në të nuk kanë ndryhsuar. Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi arrestin me burg per Fredi Alizotin dhe Albert Veliun, ky i fundit në mungesë , pasi ka kërkuar azil politik në Kosovë.

Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë inskenuar audio-përgjimin ku u përfshi vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndaj gazetarit Jetmir Olldashi do vazhdojë të jetë në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje. Të gjithë këta persona akuzohen nga Prokuroria për ‘kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim’.

Person nën hetim për këtë çështje për të njëjtën akuzë është dhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji. Ai bëri publike në emisionin Opinion videon ku Fredi Alizoti pretendonte se ishte sjellë nga Fieri në Tiranë nga drejtori i policisë Ardi Veliu. Pavarësisht videos, ai i qëndroi versionit të parë se në audio-pergjimin e parë ka bërë rolin e Agron Xhafajt, pasi për këtë do të paguhej.

Tv Klan