Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë-Krujë, pas raportimit nga banorët se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat e policisë, ku në lagjen “Magaze” u identifikua i dyshuari.

Sipas denoncimit të bërë në polici, të shtënat kishin ndodhur pranë banesës së 22-vjeçarit Edison Ajazi.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij, konkretisht në dhomën e gjumit, u gjet një kallashnikov me 15 fishekë luftarakë. Arma e zjarrit u sekuestrua, ndërsa 22-vjeçari Ajazi u arrestua në flagrancë. Dyshohet se arma është shkrepur brenda banesës së tij.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Edison Ajazi u vu në pranga me akuzën e armëmbajtjes pa leje. /

tvklan.al