Vajzat e spektaklit Love Story në TV Klan realizuan një garë në kuzhinë, ku secila prej tyre kishte gatuar një pjatë speciale për Saimirin.

Ato i kanë bërë një lojë Saimirit duke mos i treguar se kush i kishte gatuar ushqimet, duke e vënë atë të zgjedhë për pjatën më të shijshme.

Në fund 33-vjeçari zgjodhi pastat që kishte gatuar Redona, teksa u shpreh se anon më shumë nga kuzhina italiane.

Suela: Do pëlqejë Saimiri timen.

Flavia: Po po tënden…unë kam besim tek profesionalizmi im.

Xhesi: Prit ti prit se unë i kam bërë pulën, se ngaqë merret me palestër …

Redona: Kurse unë i kam bërë pasta sepse ai e ka shumë qejf kuzhinën italiane.

Xhesi: Flavia më vjen keq por ajo gjëja e zezë nga pamja të paktën s’më pëlqen…

Flavia: Ajo është fiks për shprehjen “mos e gjyko librin nga kopertina”, se ka elegancë, shije, klas, të gjitha në një pjatë.

Generda: Le të hyjë Saimiri!

Saimiri: Erdha shpejt që mos ftoheshin pjatat. Ndihem shumë i përkëdhelur sot se të 5-ta keni gatuar për mua. Jam shumë kurioz se kush do të fitojë në fund. Pjatat duken të gjitha shumë bukur por të shohim si do shijojnë. Vajza gëzuar për një mbrëmje të paharruar!

Mua ma mori mendja që Suela do na kishte sjellë vezë të ziera, Flavia ndonjë tost…

Flavia: Përse këtë përshtypje unë?!

Xhesi: Mos na provoko kot se nuk t’i tregojmë, duhet t’i gjesh vetë!

Saimiri: Për ty Xhesi kam pritshmëri shumë të mëdha, dhe jam kurioz kush do të jetë pjata jote.

Flavia: Ne s’ta mbushim syrin!

Saimiri: Tani më mësuat keq, vetë e keni fajin. Do vini drekë, darkë të gatuani. Makaronat i paskeni qarë! Keni gatuar mirë, është gabimi im që ju kam nënvlerësuar në këtë aspekt se nuk e prisja kaq mirë.

Xhesi: Saimir ti na the që të pëlqyen të gjitha, na e bëre qejfin të gjithave por nuk shpëton aq kollaj.

Saimiri: Nuk ju bëra qejfin, ishin të gjitha të vërteta. Unë i them gjërat siç janë. Mishi me tartuf ishte shumë i mirë dhe makaronat ishin shumë të mira.

Por unë anoj më shumë nga kuzhina italiane, kështu që për sot po zgjedh makaronat. Të lumshin duart Redona!/tvklan.al