Trëndafilat dhe ngjyrat e panumërta, nga e kuqja simbol dashurie në rozë antike, tone portokalli e deri në të bardhë. Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në gjenezë, trëndafilat ishin vetëm në ngjyrë të verdhë. Këtë e konfirmon një analizë gjenetike e publikuar në revistën shkencore Plants, studim i kryer nga Bejjing Forestry University në Kinë.

Kultivimi i “mbretëreshës së luleve” nisi në shekullin e XVIII, me kryqëzimin e trëndafilave të egër të lashtë kinezë me specie antike evropiane. Sot janë përftuar nga kryqëzimet rreth 200 lloje të ndryshme, nga të cilat ekzistojnë rreth 35 mijë varietete të ngjyrave e aromave të ndryshme, që përbëjnë edhe 30% të shitjes së luleve. Çfarëdo ngjyre të kenë petalet e tyre, i përkasin natyrisht familjes Rosa dhe biologët kanë studiuar sekuencën gjenetike të 205 kampionëve nga rreth 80 specie, për të rindërtuar historinë e tyre deri në origjinë.


Kështu është arritur të qartësohet plotësisht gjithë historia evoluese e trëndafilave, deri në paraardhësin e përbashkët, që rezulton te jetë një lule me petale të verdha ku secila prej tyre ishte e ndarë në 7 petale më të vogla.

Klan News