Në Britaninë e Madhe ka nisur një test klinik për vaksinën kundër koronavirusit. Vaksina, e krijuar nga kompania belge Janssen përdor një virus gripi të modifikuar gjenetikisht për të stërvitur sistemin imunitar.

Kjo provë vjen një javë pas rezultateve paraprake që treguan se një tjetër vaksinë ofronte deri në 90% mbrojtje. Sidoqoftë, duhen disa lloje të ndryshme vaksinash që t’i japin fund pandemisë.

Suksesi i vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ka shkaktuar gëzim botëror. Sidoqoftë nuk është aprovuar ende dhe nuk dihet se sa mirë mund të funksionojë tek të moshuarit, apo për sa zgjat imuniteti.

Gjuetia për vaksinat Covid vazhdon çdo ditë pasi disa kompani të ndryshme po kërkojnë alternativa më të mira për kategori të ndryshme njerëzish.

“Nuk e dimë ende se si vaksinat do të sillen dhe nuk mund të jemi të sigurt që furnizimi me vaksina do të jetë eficent apo të sigurohet nga një kompani e vetme”, tha Profesori Saul Faust.

Në Britani pritet që të vaksinohen rreth 6000 njerëz si pasojë e testeve. Megjithatë mediat shprehen se duhen 6 deri në 9 muaj që të shfaqen rezultatet. Njësoj si vaksina e Pfizer edhe kjo e Janssen shënjestron një pjesë të virusit që quhet protesina spike./tvklan.al