Zinedine Zidane ka patur një karrierë të shkëlqyer futbollistike dhe kjo ka lënë gjurmë te djemtë të tij.
Trashëgimtarët e Zizou janë katër dhe të gjithë kanë veshur fanelën e Real Madrid. Enzo 19 vjeçar prej këtij sezoni është pjesë e ekipit të dytë të Real. Mesfushori tani është nën urdhërat e babait, që drejton Real Madrid Castilla.
I dyti që e quajnë si më të talentuarin është Luca, portieri i skuadrës së 16 vjeçarëve madrilenë. Si Enzo dhe Luca janë grumbulluar nga përfaqësueset e moshave të Francës.
Theo, djali i tretë i Zinedine Zidane është një sulmues. Golat e shënuar prej tij e tregojnë qartë cilësitë që i ka trashëguar babai. Më i vogli Elyaz është në hapat e para.
Kur ai ishte vetëm pak muajsh Zinedine Zidadane la futbollin e luajtur. Radha është e djemve të tij të përpiqen të lënë gjurmë në sportin më popullor në botë.
Tv Klan