Këtë të enjte kanë dalë para Gjykatës së Durrësit, Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët dëshmuan para uniformave blu, përfshirjen e një grupi kriminal të cilët kryenin vrasje me pagesë.

Ata kanë dëshmuar dhe kanë çuar në arrestimin e 15 personave (një prej të cilëve ndodhej në burg) dhe zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale.

Sa i përket dëshmisë së tyre, gazetarja Enkelejda Arapi tha gjatë një lidhjeje live për Tv Klan se përveç të pjesës që është bërë tashmë publike, si vrasja në Tiranë apo ajo në Sukth, hetuesit mësohet se kanë të tjera detaje, që momentalisht nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimeve që vijojnë.

“Në fakt kanë qenë pikërisht këta të fundit (vëllezërit Beqiraj) që kanë zbuluar dhe grupin e strukturuar kriminal që vepronin si vrasës me pagesë, apo siguronin dhe mjetet e duhura për të kryer vrasje. Falë dëshmisë së tyre është bërë i mundur i dy ngjarjeve të rënda, një krim i ndodhur në Tiranë dhe një tjetër në zonën e Sukthit ku është vrarë Arben Mërkuri. Gjithashtu ata kanë hedhur dritë edhe mbi vrasje të tjera të planifikuara në qytetin e Durrësit, në Tiranë e jo vetëm. Dëshmia e tyre ka qenë kyçe për hetuesit e çështjes pasi bazuar dhe referuar të dhënave që ata kanë dhënë, ata kanë bërë të mundur dhe arrestimin e personave të tjerë, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe 5 persona. Detajet kanë qenë së shumta referuar edhe porositës të vrasjes që është kryer në Tiranë apo edhe ajo që do të ndodhte në qytetin e Durrësit. Megjithatë hetuesit thonë se të tjera detaje kanë dalë në dritë, por sipas tyre për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur pasi të tjerë persona janë shpallur në kërkim, me dyshimin se kanë kryer vrasje të tjera të ndodhura në vendin tonë”./tvklan.al