Dione, hëna e Saturnit, mund të ketë një oqean. Të dhënat vijnë misioni i Cassinit në Saturn. Në dy hënat e tjera të planetit, Tiran dhe Enceladus, tashmë është zbuluar se nën koren e tyre prej akulli ka oqeane.

Të dhënat e reja vijnë nga fluturimet e fundit të Cassini –t mbi planetin gjigant, që sugjerojnë se rreth 100 kilometra nën sipërfaqjen e Dione mund të gjendet një oqean.

Ai mendohet se mund të jetë dhjetëra kilometra i thellë. Anija kozmike Cassini e NASA –s u lëshua në hapësirë në 1997 – ën dhe arriti për herë të parë në Saturn në vitin 2004.

Teksa Dione është tepër e qetë në dukje, shkencëtarët sugjerojnë se sipërfaqja e saj tregon se ka patur një të shkuar tepër aktive.

Sipas tyre, Dione mund të ofrojë mjedis të banueshëm për jetën mikrobiale./tvklan.al