Tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte për tolerancën: A duhet i madhi të tolerojë të voglin, apo i vogli të madhin? Për këtë temë në një lidhje direkte ka dhënë mendimin e saj edhe aktorja e cila një pjesë të mirë të jetës së saj ia kushtoi fëmijëve duke drejtuar për shumë vite emisionin e përrallave.

Aishe Stari është shprehur në lidhje me temën se prindi duhet të gjejë mënyrën dhe durimin që të mos i plotësojë çdo tekë fëmijëve në mënyrë që ata të bëhen individë të edukuar.

Aldo: Ne kemi një temë që i përket tolerancës, domethënë i madhi toleron të voglin apo i vogli të madhin.

Aishe Stari: Dhurata më e bukur që i bën Zoti, apo perëndia njeriut, sidomos çifti është kur i dhuron një fëmijë. Me  ardhjen e fëmijës, familjeve, prindërve. U lindin detyra të mëdha. Me ardhjen e fëmijës në jetë vjen një kthim i madh, vjen një trashëgimtar, kjo familje bëhet më e bukur.

Aldo: Vjen në jetë një engjëll.

Aishe Stari: Kështu që prindërit që kur konceptohet fëmija në bark, duhet të rregullojnë marrëdhëniet e tyre se fëmijët janë imituesit më të mëdhenjtë, në jetë dhe kryesisht imitojnë prindërit e tyre. Sot thonë se fëmija dëgjon që në bark, tani dëgjon vërtet unë këtë nuk e di se kur kam qenë në barkun e nënës sime, s’mbaj mend të kem dëgjuar gjë. Por nëse dëgjon duhet të dëgjojë gjëra të mira të bukura, që  fëmija që në barkun nënës të rritet me gjërat mira të bukura, korrekte.

Aldo: Vetëm se ka një ndryshim të madh nga brezi në brez. Më përpara na tregonin ndonjë përrallë, ndonjë gjë na flisnin. Tani s’flasin fare. Çdo dëgjoj fëmija në bark?

Aishe Stari: Për fat të keq unë jam shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve. Dhe një pjesë të jetës sime ja kam kushtuare fëmijëve.

Aldo: Ne jemi rritur me ju.

Aishe Stari: Fëmija ka nevojë për botën e vetë. Prindi duhet të kuptoj çfarë do fëmija, çfarë i shërben atij më mirë, me çfarë mund ta edukoj më mirë me gjëra të bukura. Jo tani, për fat të keq i japin celularin në dorë që fëmija të pushojë e të mos qaj. Pa e kuptuar ne prindërit influencojmë keq te fëmijët tanë. Më parë ne nuk kemi pasur lodra, i krijonim vetë lodrat dhe as herë takohemi, brezi jonë, i takojmë me mall lodrat që krijonim. Sot fëmijët nuk kanë as ambiente jashtë. Dikur kishte një teatër për fëmijë, sot për fat të keq është hequr. Ne kemi shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve.

Aldo: E po s’ke ça bën.

Aishe Stari: Jo,s’ke ça bën, por edhe ke ça bën edhe s’ke ça bën. Nuk duhet t’i bjerë prindi shkurt kërkesave të fëmijës. Duhet të dijë ta gjejë rrugën që fëmija të mos jetë kapriçoz. Se sa më i edukuar të jetë fëmija, aq më rehat është prindi./tvklan.al