Islanda kërkon ta mbyllë paraqitjen në Ligën e Kombeve në vendin e dytë të Grupit B2. Pas tri takimeve të luajtura, përfaqësuesja islandeze ka marrë tri barazime e ka dy pikë më shumë se sa Shqipëria e vendit të fundit.

Për shkak të eliminimit të Rusisë nga kompeticioni, asnjë prej kombëtareve nuk rrezikon rënien një ligë më poshtë. Por në Islandë e dinë se në “Air Albania” do të jetë një sfidë e fortë, pasi kuqezinjtë duan që mos ta mbyllin në vend të fundit fushatën.

Mungesa për takimin ndaj kuqezinjve do të jenë mesfushori Arnor Sigurdson dhe mbrojtësi Alfons Sampsted. Për Islandën, vendi i dytë ka rëndësi, pasi sjell përfitime në shorteun e Euro 2024, që do të zhvillohet më 9 tetor.

Vikingët presin në Tiranë një atmosferë elektrizuese. Të dyja kombëtaret janë përballur tetë herë mes tyre. Islanda ka fituar katër takime, ndërsa Shqipëria 3.

Miqtë nuk e njohin humbjen në pesë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet, por ata besojnë te suksesi ndaj kuqezinjve, që nuk fitojnë në gjashtë sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet.

Klan News