Në brendësi të parkut gjenden hapësira deri në 5 mije m2, koleksione arti dhe bibliotekë

Labirinti më i madh në botë shtrihet për 7 hektarë dhe gjendet në Itali, në një provincë të Parmës. Labirinti i Masone është i realizuar me rreth 300 mijë bimë bambu të disa specieve, dhe është i frymëzuar tek rrugëtimet gjeometrike të mozaikëve të Romës së Lashtë dhe ka një hartë në formë ylli që shtrihet përreth një kuadrati qendror.

Është një park që ka përfunduar dhe është hapur për publikuan në vitin 2015 dhe në brendësi gjenden edhe hapësira kulturore që shtrihen në 5 mijë m2, ku përfshihen edhe një koleksion arti me rreth 500 vepra që nga 1500-1900, në pronësi të ndërtuesit dhe koleksionistit Franco Maria Ricci. Gjithashtu gjendet edhe një bibliotekë e jashtëzakonshme që përmban shembujt më brilante të të gjitha llojeve te tipografisë e grafikës.

Labirinti në vetvete është një ndër fantazitë me antike të njerëzimit. Simbolizon lodhjen e jetës, por mbi të gjitha, shpresën për tek rrugëdalja, apo siç themi në zhargon, drita në fund të tunelit.

Klan News