Shënohet viktima e dytë në Francë, në Kinë ulet numri i vdekjeve nga koronavirus

12 është numri zyrtar i viktima të shënuara në Itali nga koronavirus, ndërsa më shumë se 352 janë të infektuar, mes tyre edhe 4 fëmijë.

Personat që kanë humbur jetën deri më tani nga virusi që ka goditur Italinë prej disa ditësh, kanë qenë të moshës 76-91 vjeçare.

Burime zyrtare nga autoritetet italiane bëjnë me dije se janë infektuar 4 të mitur, një vajzë 4-vjeçare, dy fëmijë 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët po mbahen nën survejimin e mjekëve.

Sot raportohet se është shënuar viktima e dytë në Francë, mes 17 të infektuarve. Sipas mediave franceze, viktima është një 60-vjeçar i cili ndodhej i shtruar në një spital në Paris. Ndërkaq, janë identifikuar edhe dy raste  të reja të infektuara, një grua në Spanjë e cila kishte udhëtuar në Itali, si dhe një burrë në Brazil i cili po ashtu kishte qenë në shtetin fqinj.

A man walks toward the entrance of the Pitie-Salpetriere Hospital in Paris next to a banner reading “Emergency hospital on strike” at the Pitie-Salpetriere Hospital in Paris on May 2, 2019 on the sidelines of a visit of French Minister for Solidarity and Health. – Dozens of demonstrators briefly burst into La Pitie-Salpetriere hospital with some trying to enter in an intensive care unit before being ejected by police. (Photo by KENZO TRIBOUILLARD / AFP)

Në Kinë janë shënuar 52 raste të reja vdekjesh, duke shënuar numrin më të ulët në tre javë dhe duke e çuar në 2.715 numrin total të viktimave nga koronavirus.

Duket se ka një rënie të rasteve të vdekjeve në Kinë, ku ishte dhe vatra e parë e shfaqjes së këtij virusi që u përhap me shpejtësi.

Ekspertët kanë theksuar se vdekshmëria më e lartë prej këtij virusi është në moshat e vjetra dhe në personat që vuajnë nga sëmundje kronike. /tvklan.al