Me mijëra tifozë do të udhëtojnë në Shqipëri për finalen, në ndihmë të romanëve edhe ultras nga Greqia

Në Itali i tremben përplasjeve midis tifozerisë romane dhe asaj të Fejnordit, ndërsa mijëra prej tyre do të jenë në Shqipëri për të ndjekur finalen e Conference League më 25 Maj në “Air Albania”.

Pritet që numri i fansave italianë dhe holandezë të jetë mbi 60 mijë persona. Të shumtë do të jenë ata që do të mbushin rrugët e kryeqytetit, pavarësisht se nuk do të kenë siguruar bileta.

Sipas gazetës italiane “Leggo”, edhe pse vëmendja e policisë shqiptare dhe UEFA-s do të jenë në Tiranë, rreziku për një përplasje të mundshme është i madh e rrezikon që të ndodhë në Durrës.

Më mijëra tifozë do të udhëtojnë nga Ankona dhe Bari në qytetin begdetar. Por në Durrës ekziston rreziku që të futen edhe tifozeri të tjera ultrase si ajo e Panathinaikosit, që kanë marrëdhënie shumë të mira me verdhekuqtë prej vitesh.

Tifozët e Romës ende u mbajnë mëri atyre të Fejnordit për dëmin e bërë në vitin 2015 në shatërvanin e Barkaças, me vlerë 5.2 milionë Euro. Shqipëria shihet si një mundësi të mirë për të larë hesapet e krijuara në vitet e fundit.

Klan News