Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme

08:40 17/09/2019

Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, të dytat në pesë muaj.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i thirri zgjedhjet pasi dështoi të formojë koalicionin qeverisës, pas votimeve në Prill.

Sondazhet e fundit të opinionit e nxorën partinë e tij Likud në konkurrencë të ngushtë me rivalen kryesore, Partinë Blu dhe Bardhë, të udhëhequr nga ish-shefi ushtarark, Benny Gantz.

Sondazhet sugjerojnë se asnjëra prej këtyre partive nuk do të ketë shumicë të qartë.

Bisedimet për formimin e koalicionit të ri pritet të nisin sa të përfundojnë votimet në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe të dalin rezultatet e para. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori