Në tre muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë Euro në tregun e brendshëm me qëllim rritjen e rezervës valutore të saj, ndërsa sipas rezultateve të publikuara, nuk rezulton që të ketë patur në këtë periudhë ndërhyrje për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rritja e rezervës valutore ndikon indirekt në uljen e mbiçmimit të Lekut, i cili ka qëndruar i fortë në këtë periudhë që janë zhvilluar ankandet e blerjeve.

Në muajin Shkurt janë blerë 10 milionë Euro dhe në Mars 8 milionë të tjera. Gjatë kësaj kohe Euro u këmbye në tregun e brendshëm mes vlerave 124 dhe 125 Lekë.

Aktualisht Leku është forcuar më shumë si përballë Euros edhe ndaj Dollarit, të cilat këmbehen respektivisht me 122.2 dhe 108.1 Lekë.

Tv Klan