Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka kujtuar deklaraën e sekretarit Baker kur erdhi në vendin tonë.

“Ne jemi me ju & ju jeni me ne”, tha Baker atë kohë, ndërsa Kim thotë se kjo deklaratë do të jetë e vërtetë gjithmonë.  

“Në 15 Mars 1991 Shqipëria & SHBA rivendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht popujt e vendeve tona. Kur Sekretari Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: “Ne jemi me ju & ju jeni me ne”! Ajo deklaratë mbetet e vërtetë edhe sot! Do të jetë e vërtetë gjithmonë. Gëzuar”, tha Kim./tvklan.al