Emisioni “Stop” shkoi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i Sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncoi faktin se në 30 Tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale.

Në fakt, zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korçës u bënë sikur kishin qëndruar dy net, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.

“Kemi qenë në një seminar në Gjirokastër. Kemi konstatuar një shkelje ligjore. Falsifikim dietash të cilat në koordinimin e dietave që kishte Drejtoria Rajonale nuk korrespondonin. Kemi qenë në datën 30 Tetor të vitit të shkuar dhe kemi qëndruar një natë. Në Drejtorinë Rajonale rezulton që kemi marrë 2 net.

Dietë ka marrë edhe një person që nuk ka qenë në trajnim dhe ai është Ilirjan Kanari. Vetë përgjegjësja e sektorit shprehet se ai person ka marrë leje se kishte bashkëshorten e sëmurë”.  

Denoncuesi: Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja: E, nuk ishte.

Denoncuesi: Nuk ishte?

Përgjegjësja: Jo!

Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.

Auditi: Pse s’e vendos në dijeni drejtoreshën për falsifikimin? Kjo është gjë e rëndë.

Denoncuesi: Kë drejtoreshë?

Auditi: Drejtoreshën e madhe, për falsifikimin.

Denoncuesi: Po e kam vënë me email, pra.

Drini tregon se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim.  

Auditi: Jo, për falsifikim s’kam asnjë gjë unë. Do e kisha fut dhe falsifikimin unë.

Denoncuesi: O Anisa, luhet me lojtar, nuk luhet me stok. Pse bërtet? Nuk po ju bërtas, se kam mënyrën e të folurit.

Auditi: Unë nuk e kuptoj, pse bërtet, se akoma po më dhembin veshët.

Denoncuesi: Tani ju doni të kapeni pas pjesës së zërit. Ju kërkoj ndjesë, pra. Ca t’ju them tani?!

Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e Përgjithshme, Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin.

“E gjithë kjo histori e ka qëllimin dhe tendencën që të largohem nga puna”, tha denoncuesi.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Punësimit Korçë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.  Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.

Përgjegjësja: Ne drejtoreshën nuk e kemi.

Gazetarja: S’ka problem. E bisedoj me ju.

Përgjegjësja: E kemi në një trajnim dhe nuk jemi të autorizuar të flasim.

Gazetarja: Në fakt ankesa vjen nga Përgjegjësi i sektorit të Pogradecit, përsa i përket disa dietave të Gjirokastrës, që ju keni qenë në seminar.

Përgjegjësja: Nuk jam personi kompetent, pasi nuk jam Përgjegjëse e Sektorit Mbështetës.

Gazetarja: Ju jeni shumë mirë në dijeni.

Përgjegjësja: Nuk jam përgjegjës i sektorit të financës.

Gazetarja: E financës, ku është?

Përgjegjësja: Nuk është. Është në pension.

Gazetarja: Është bërë një dietë, që nuk ka qenë prezent zotëria. Ilirjani nuk ka qenë prezent në seminar dhe ka marrë dietë.

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë..

Gazetarja: Kush do më përgjigjet? Kush?

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë e sektorit, që mbuloj unë.

Gazetarja: Kush sektor do më përgjigjet, pra? Sektori i administrimit?

Përgjegjësja: Nuk është përgjegjësi i sektorit të administrimit.

Gazetarja: Atëherë?

Përgjegjësja: Mund të largohesh, sepse… Po nuk largohem pa marrë një përgjigje. Për sektorin e financës, kush e mban përgjegjësinë? Kështu do fshiheni, se po më bën të dyshoj tani?

-Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja e sektorit: Jo, nuk ishte.

Gazetarja: E dëgjuat besoj?

Përgjegjësja e sektorit: Nuk kam qenë prezente. Të lutem mos i kalo kompetencat!

Gazetarja: E paskeni si refren kalimin e kompetencave, se dhe Drinit kështu i keni thënë, që kalon kompetencat, kur çon problematika në Drejtori të Përgjithshme.

Përgjegjësja e sektorit: Dakord! Vazhdo! Nuk përgjigjem për pjesën e Drinit. Edhe një herë !Largohu!

Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë.

Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg.  

Denoncuesi: Po pjesa “Të nisi procedimi i masës disiplinore”?

Auditi: Jo, jo! Ta formuloj prapë, “Për shkelje të Kodit të Etikës”.

Denoncuesi: Në qoftë se e kam ofenduar, absolutisht që po. Në qoftë se ma konstaton që e kam ofenduar, absolutisht që po! Domethënë do niset procedim disiplinor për mua?

Auditi: Më kupto ca po them! Nuk po them këtë.

Vetë Drini komunikoi me punonjësin e auditit.

Denoncuesi: Po më heqin nga puna për shkakun tënd.

Auditi: E para, ti kujton, se jam unë. Ca jam unë? Unë jam askushi!

Denoncuesi: Po pse i bën ato more Alban? Vërejtje me paralajmërim dhe unë s’jam në dijeni fare. Për shkak të auditit, se të paskam ofenduar ty.

Auditi: E para, nuk na ke ofenduar ne. Në letra kemi thënë vetëm; ca janë këto “krevate”, që përdor? Kush ta ka përmend krevatin ty?

Denoncuesi: Po s’e përmende atë?

Auditi: Ma gjej, ku e ke të regjistruar?

(Regjistrim nga mbledhja)

Auditi: Jam i detyruar ligjërisht ta verifikoj falsifikimin.

Denoncuesi: Pse mo Alban, sot e more vesh këtë gjë ti?

Auditi: Ku ta merrsha vesh unë? Në krevat? Nuk kam thënë krevat unë, se nuk jam bastard, të dal nga profesioni. Të thashë, mos i ofendo titullarët!

Denoncuesi: Për çfarë i ofendova?

Auditi: Po i the, do shkosh në burg.

Denoncuesi: Po do shkojë, se ka bërë shkelje.

Auditi: Të dhamë të drejtë, që dietat janë false dhe do kthehen? A të dhamë të drejtë? Dietat ishin false. Nuk ta dhamë ne vërejtjen. Vërejtjen ta dha dikush tjetër. Mos ia fut kot! Nuk firmosim ne vërejtje. Firmos Drejtori i Përgjithshëm. Nuk kam lidhje fare unë. Po u shkruajt një raport dhe e mori i madhi, ai e vendos nuk e vendosim ne. Kaq! Na fshi ne nga lista. Nuk ekzistojmë ne fare. Ne jemi vetëm delet, që vëmë firmat. Ça do më tepër? Është shefi i madh për raportet, që ke ndërtuar ti. Unë di, që ta kanë ofruar si mundësi, që mos bëj zhurmë. Pse bën zhurmë?

Denoncuesi: Po jo, se nuk i pranoj ato gjëra të atilla. Atje shkruhej mbështetur në raportin e auditimit jepet vërejtje me…

Auditi: Kështu shkruhet gjithandej…Ne na kap…, O Drini, nuk të flas dot!

Pasi “Stop” shkoi në Drejtorinë e Korçës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e Kodit të Etikës dhe kalimin e kompetencave./tvklan.al