Robin Krasniqi, krenaria e junikasve

Ky është Juniku, vendlindja e Robin Krasniqit i cili është i pari shqiptar që e fitoi titullin e kampionit botëror në boks.

Shoku i tij i fëmijërisë, Leonardi, rrëfen për Tv Klan se si Krasniqi qysh në fëmijëri kishte nisur të ushtronte fillimisht karate për të vazhduar më pas me kikboks të Driton Kuka, trajner i kampiones botërore të xhudos Majlinda Kelmendi.

Ndërsa ky është vendi ku kanë ushtruar në shumicën e kohës.

Ndërsa e kanë shfrytëzuar edhe objektin e mullirit të lagjes.

Familja e Robin Krasniqit ka ruajtur traditën odën e burrave e cila është e mbushur me fotografi të kampionit Krasniqi.

Gjyshja e tij ndihet krenare për sukseset e nipit.

Ndonëse ushtronte gjatë gjithë kohës, ndërsa inspirim kishte Luan Krasniqin, Robini, apo siç njihet në vendlindje Haxhiu asnjëherë nuk kishte lënë anash mësimet.

Junikasit ndihen më krenar se kurrë, që kanë një kampion bote, ndërsa u mbetet peng që nuk janë mbledhur të gjithë junikasit ta shikojnë ndeshjen në shesh sikurse kishin bërë tradicionalisht me ndeshjet e kaluara të Robinit dhe Luan Krasniqit. Por kësaj radhe ishte e pamundur për shkak të pandemisë.

Tv Klan