Të mblidhesh në një kafene dhe të dëgjosh dikë që reciton poezi nuk ndodh çdo ditë dhe kudo. Por të paktën në Tiranë, trendi i letrarëve të rinj, në ato që quhen mbremje poetike është duke u zgjeruar.

Dy adoleshente që organizojnë të tilla aktivitete, janë vetëquajtur  “Të Pathënat” dhe i ka bërë bashkë pasioni dhe dëshira për të promovuar artin në Shqipëri, në veçanti poezinë.  

Livia Tice dhe Sonja Azizaj performuan mbrëmjen e kaluar një total prej 17 shkrimesh individuale dhe të huaja, në formë proze dhe poezie.

Kjo mbrëmje poetike u bazua mbi formatin e poezive të quajtura “slam”, ku autorët performojnë punë origjinale, dhe janë të rrethuar nga një audiencë artdashëse, ku nuk mungonin edhe moshat e rritura.

Thelbi i këtij eventi ishte vënia e theksit tek mbrojtja e identitetit të gjuhës.

Të rinjtë kanë nisur ti preferojnë të tilla organizime.

Klan Plus