Renisi, i biri i Ylli Bodinakut, i cili goditi i pari murin e ambasadës gjermane më 2 Korrik 1990, ka treguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan si e kujton ai atë ngjarje.

Renisi thotë se ka qenë vetëm 12 vjeç kur i ati i ka thënë që “të hipë në kamion për të shkuar në Gjermani”, mjet i cili u mbush menjëherë me 30 veta.

Mirëpo plani ishte krejtësisht tjetër, goditja e ambasadës gjermane në Tiranë.

Blendi Fevziu: A e mban mend atë moment Renis?

Renis Bodinaku: Po, e kam parasysh. Isha 12 vjeç.

Blendi Fevziu: A të tha babi se ku po shkonit?

Renis Bodinaku: Jo, vetëm tha “hipni se do të ikim për Gjermani”. Hipëm në kamion, në qindat e sekondave u mbush kamioni me 30 veta. Eci kamioni. Ka kaluar tek 21-shi, aty ku sot është Spitali Gjerman, u fut tek rrugica, më pas u kthye djathas…

Blendi Fevziu: A e goditët me shpejtësi murin e ambasadës?

Renis Bodinaku: Po, unë nuk e dija se çfarë do të bënim. Pashë pluhur dhe dëgjoiva babin që tha “hidhuni”. Nuk u plagos njeri, vetëm nënës time i ra një gur në kokë dhe u lëndua pak./tvklan.al