Kapitullimi i ushtrisë së tyre nuk u ka pëlqyer banorëve të Karabakut. Janë të detyryar të largohen nga rajoni pasi aty do të kthehen njerëzit që ikën rreth 30 vite më parë.

Por këta të fundit do të gjejnë gjithçka të shkatërruar. Kjo jo vetëm nga luftimet, por edhe nga zjarret. Banorët në Nagorni Karabak u kanë vënë flakën shtëpive para se ta lënë rajonin dhe aty të vijnë sërish azerët.

Zemërim ka edhe në kryeqytetin armen. Mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrin Nokol Pashinjan.

Qytetarët thonë se autoritetet e vendit duhet që mos ta pranojnë paqen dhe t’ia lënë tokën armiqve. Në mediat në Jerevan thuhet se kreut të qeverisë u tentua që t’i bëhej atentat i cili dështoi.

Këtë të dielë për herë të fundit Karabaku u përket armenëve pasi aty do të rikthehet popullsia azere. Gjithçka ndryshoi pas luftimeve që nisën mes dy vendeve dhe ushtria armene humbi shumë forca duke u detyruar të bënte hapa pas.

Klan Plus