Pas viktimës së parë me korona virus në Shqipëri, personeli i spitalit të Durrësit hyri në izolim të detyruar.

Një ndër to personat, që hynë në karantinë ishte dhe Luljeta Kapreli, sanitare e kompanisë “Sanitary Cleaning sh.p.k”,e cila pas disa ditësh iu rikthye punës, pasi rezultoi negative.

Por Luljeta konstatoi, se ditët e izolimit i ishte mbajtur paga nga menaxherja e kompanisë Sofie Xhaferri.

Kjo e fundit në një komunikim me gazetaren e “Stop” thotë se punonjësja duhet të kishte paraqitur raport.

Pas këmbënguljes së “Stop”, zonja Xhaferri premtoi t’i japë Luljetës pjesën e munguar të parave të pagës.

Menaxherja Sofie Xhaferri-Përshëndetje!

Gazetarja: Unë jam Odeta e Emisionit Stop…

Menaxherja Sofie Xhaferri-Po!

Gazetarja: Tek ne ka ardhur një ankesë nga punonjësja e cila ndërton çarçafët, Sofie Xhaferri… zonja u karantinua me lejen tuaj por nuk i janë quajtur këto 10 ditë duke iu kërkuar madje edhe raport…

Menaxherja Sofie Xhaferri-Për ditët e tjera, sepse ka bërë pushim, sepse ka pas siklet para se të fillonte karantinimin. U la në shtëpi për arsye dyshimi, se s’pati ndonjë problem tjetër, për ato ditë është paguar.

Gazetarja: Ju mund të shtoni dhe për ditë të tjera dhe mund të justifikoheni sa të doni, por është fjala juaj kundër fjalës së punonjëses suaj…

Menaxherja Sofie Xhaferri-Ë atëherë punonjësja jonë është e jona dhe ne i respektojmë dhe i duam të gjitha, se i kemi të gjitha në punë.

Gazetarja: E shikoj, aq sa ia keni hequr 10 ditë pune… Mund t’i jepni pagën e munguar? Se në këtë kohë dhe qeveria po jep paga lufte.

Menaxherja Sofie Xhaferri-Patjetër, i kemi dhënë shumë punonjësve, i kemi në shtëpi, sepse s’kanë transport dhe po i japim pagën njëlloj.

Gazetarja: Po flasim për Xhuljetën…

Menaxherja Sofie Xhaferri-Po deshe, ju jap dhe raport për këtë. Duket, që është një tekë personale e personit, por s’ka problem, këtë unë ia jap. Ia japim shumë kollaj. Nuk ka asnjë problem fare, për një vlerë të tillë, nuk e diskutoj fare.

Gazetarja: Tekë personale?

Menaxherja Sofie Xhaferri-Jo të lutem, të lutem më vjen keq! Të lutem me gjithë respektin  e madh, që kam për ju dhe ju falenderoj shumë për shqetësimin, që bëni ndaj popullit, si ajo jam edhe unë, një person i tillë.

Gazetarja: Karantina nuk është tekë personale por vetëizolim.

Menaxherja Sofie Xhaferri-Për një vlerë kaq të tillë, asnjëri nga ne s’do ta bënte veten. S’do kishim asnjë lloj problemi për një punonjëse, kupton Sofinë, çfarë dua të them? Megjithatë është një problem, që unë e zgjidh me punonjësen tek për tek, dhe nuk ka asnjë lloj problemi fare. Nuk e kuptoj, pse ka ardh tek ju, pa ardh, pa u konsultu me mua për këtë gjë. Megjithatë, është një problem, që zgjidhet! Mos u shqetësoni fare! Do ta merrni edhe ju konfirmimin në vazhdim, duke qenë se s’do ta merrni nga unë, do ta merrni nga punonjësja ime. /tvklan.al