Shqipëria rrugë kalimi për emigrantët, policia shton kontrollet. Angazhohen më shumë forca të Frontex

Gjatë ditëve të fundit Shqipëria është kthyer në një vend transit të kalimit të emigrantëve të parregullt të cilët synojnë nëpërmjet Shqipërisë të kalojnë drejt vendeve të BE-së. Vetëm në 4 ditë policia ka kapur 400 klandestinë.

Për autoritetet shqiptare kjo shifër konsiderohet e lartë, ndaj janë marrë masa shtesë nga ana e policisë por dhe atyre ndërkombëtare. Drejtori i departamentit të Kufirit Eduart Merkaj thotë se në këtë situatë është shtuar numri i forcave të Frontex.

Sipas Merkajt, të huajt e parregullt që kapen në vendin tonë janë kryesisht nga Siria Afganistani por dhe vende të tjera të lindjes që janë në konflikt.

Gjatë 8 mujorit të këtij viti janë kapur mbi 11 mijë të huaj, ku 50 % e tyre kanë tentuar disa herë të futen në Shqipëri nëpërmjet Greqisë. Shpesh herë ata shoqërohen nga shtetas shqiptarë, por ka raste që ata e provojnë dhe vetë për të kaluar kufirin siç është ky rast, i xhiruar nga vetë klandestinët.

Referuar burime nga ministria e brendshme, rreth 2 apo 3% e shtetasve të huaj që kapen kërkojnë azil në vendin tonë, kryesisht familjarë.

Gjatë qëndrimit ilegal në vendin tonë ata përfshihen në vepra penale, kryesisht në vjedhje. Kjo video është regjistruar në zonën e Babrrusë në kryeqytet, dhe denoncuar në polici, ku shfaqen të huaj duke tentuar të vjedhin banesat.

Klan News