Do të varet nga spitali universitar “Shefqet Ndroqi”

Në Kavajë është hapur qendra e parë rajonale shëndetësore. Kjo qendër do të funksionojë me një menaxhim të ri njësoj siç funksionon edhe spitali Shefqet Ndroqi në Tiranë. Ambientet i vizitoi nga afër ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu bashkë me drejtoreshën e spitalit Shefqet Ndroqi, Silvana Bala.

“Krijojmë kështu qendra rajonale të cilat do të jenë tashmë një model i ri menaxhimi spitalor dhe do të shtrihen në të gjithë vendin duke i dhënë mundësinë kështu jo vetëm profesionalizmit të mjekëve të qytetit të Tiranës apo të mjekëve që kemi në strukturat spitalore universitare.”

Por çfarë shërbimesh shëndetësore do të ofrohen në këtë qender rajonale?

“Ne do të kemi mundësi gjithashtu të ofrojmë edhe kirurgji ortopedike. Do të shërbejë kjo strukturë spitalore edhe për rehabilitimin e atyre pacientëve që kanë sëmundje kronike pulmonare dhe gjithashtu do të shërbejë edhe për fizioterapi, pediatri.”

Kjo qendër shëndetësore rajonale do t’ju shërbejë është turistëve gjatë sezonit veror.

“Në ndihmën tonë do të jetë pjesa e zonës turistike sepse ky spital ka një ngarkesë shumë të madhe gjatë muajve të verës qoftë me turistët shqiptarë qoftë me turistët e huaj të cilëve nuk do t’ju mungojë më shërbimi qoftë kirurgjikalë qoftë intern, por do ta marrin në këtë spital.”

Edhe mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi do të shkëmbejnë eksperiencën e tyre me mjekë të spitalit të Kavajës dhe shumë pacientë të cilët kanë nevojë për mjekim më të specializuar nuk do të transportohen më drejt Tiranës.

Klan News