Policia nuk mundi të arrestojë Enver Bajrin, i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal, të shkatërruar në Shkodër. 45-vjeçari është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me inicialet N.H. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Enver Bajri është personi që drejtonte të gjithë punën grupit nga trafiku i drogës deri tek gjobëvëniet.

Emri i Bajrave e fuqishme nder vite në qytetin verior u rikthye në vëmendje të publikut muajt e fundit. Safet Bajri i prangosur të premten u përmend nga mediat belge si person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas mediave belge ai u deportua gabimisht në Shqipëri, pasi gjykata e apelit në Bruksel nuk urdhëroi arrestimin, por debimin në vendin e lindjes.

Mediat belege shkruanin se 34-vjeçari po tentonte që të kontrollonte trafikun e drogës dhe prostitucionin në Bruksel. Ky personazh krijoi dhe një përplasje të madhe politike, pasi opozita e akuzonte qeverinë si mbështetëse të Bajrave.

Aktiviteti kriminal i Bajrave në vendet e ulëta ka qenë mjaft aktiv, pasi edhe Holanda ka qenë zonë e tyre e influencës. Behar Bajri dhe Samet Halluni u arrestuan atje. Paratë të cilat përfitoheshin nga aktiviteti kriminal në këto dy vende investoheshin në Shkodër dhe plazhin e Velipojës.

Tv Klan