Në kërkim ndërkombëtar, 37-vjeçari kapet në doganën e Morinës


Në kërkim ndërkombëtar, 37-vjeçari kapet në doganën e Morinës

09:48 09/07/2020

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në doganën e Morinës.

37-vjeçari me iniciale L.R. nga Shkupi i Maqedonisë ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kroate.

Në vitin 2009, Gjykata e Zagrebit në Kroaci e ka dënuar me 3.6 vite burgim për veprën penale të abuzimit me drogërat narkotike.

37-vjeçari u arrestua provizorisht me qëllim për t’u ekstraduar më pas në Kroaci. /tvklan.al




Të ngjashme