Një 47-vjeçar nga Smolica e Kosovës është kapur në doganën e Morinës teksa tentoi të hynte në vendin tonë.

47-vjeçari me iniciale H.H. (K) është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Gjermanisë.

Ndaj tij, një gjykatë gjermane ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale vjedhje në rrethana rënduese.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg. Arrestimi i 47-vjeçarit u krye me qëllim për t’u ekstraduar në Gjermani. /tvklan.al