Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Në pranga ka rënë Aleksandër (Genti) Rakipaj. Ai është dënuar me 7 vite burgim me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik droge dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve.

Aleksandër Rakipajt i kanë mbetur edhe 4 vite burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale. /tvklan.al