Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në  informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”.

Si rezultat  operacionit u bë e mundur që  në fshatin Dukat, të kapej dhe ndalohej shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./tvklan.al