Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën e kalimit kufitar “Tre Urat” në Përmet.

54-vjeçari me iniciale B.K. nga Tepelena ishte në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Gjykata e Gjirokastrës ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndaj tij si i dyshuar i përfshirë në këtë vepër penale.

Dyshohet se 54-vjeçari ka abuzuar seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al