Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës. I riu me iniciale Klajdi Gjeçi u kap në rrugën “Sami Frashëri” pas informacioneve të marra në rrugë operative.

33-vjeçari Gjeçi është në kërkim pasi ndaj tij Gjykata e Apelit të Elbasanit ka vendosur në vitin 2019 masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë . Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Klajdi Gjeçi është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e lëndëve narkotike, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al