Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar të dënuar në mungesë për veprën për trafik të drogërave të forta. Nadir Lutaj është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai u kap në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti u gjetën 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe u shpall në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj. /tvklan.al