Një 29-vjeçar me iniciale I.K. është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi ka qenë në kërkim prej 1 viti.

Ndaj tij është bërë një kallëzim penal nga një grua e moshuar, e cila ka thënë se 29-vjeçari kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54-vjeçar i cili vuan nga probleme mendore.

Kallëzimi i 82-vjeçares me iniciale S.T. ndaj 29-vjeçarit është bërë më 31 Korrik 2019. I riu u ndalua nga Policia e Durrësit dhe do të merret në pyetje lidhur me këtë pretendim.  /tvklan.al