Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim prej 1 viti është arrestuar nga Policia e Fierit. Ai është Ferdinand Muskaj banues në Fier, ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg në mungesë më datë 24 Mars 2020.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ferdinand Muskaj tentoi të vriste me armë zjarri 35-vjeçarin M.Rr. më 11 Mars 2020 në lagjen “11 Janari” në Fier. /tvklan.al