Dy persona janë arrestuar në Shkodër. Autoritetet bëjnë me dije se prangosja e tyre është bërë për shkak se akuzohen për një tentativë të trafikimit të drogës.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale M. H. dhe një 22-vjeçar me iniciale F. M., i cili akuzohet si bashkëpunëtor.   

Këta dy këta persona janë kapur në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Arrestimi i tyre është bërë pasi, 32-vjeçari në vitin 2018, së bashku me një person tjetër, i arrestuar më parë, në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë. /tvklan.al