Policia e Fierit arrestoi Kreshnik Gashin, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Elton Javorit në Fieri në dhjetor të 2023. Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë i vëllai i tij, Agim Gashi, që konsiderohet nga hetuesit si autori kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj 41-vjeçarit.

Mesditën e 7 dhjetorit 2023, Agim e Kreshnik Gashi duke lëvizur me një makinë tip Mercedes Benz është hasur me Elton Javorin, pak metra larg shtëpisë së këtij të fundit.

Fillimisht ata kanë debatuar me njëri tjetrin nga makina në makinë siç duket dhe në pamjet e kamerave të sigurisë, dhe më pas konflikti ka përshkallëzuar. Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht është qëlluar nga sedilja e pasagjerit të makinës tip Benz ku lëviznin dy vëllezërit Gashi.

Një konflikt për motive të dobëta mes Agim Gashit dhe viktimës, Erjon Javorit që në të shkuarën kanë patur marrëdhënie të ngushte shoqërore, dyshohet se u bë shkak i ngjarjes së rëndë. Gjithashtu hetuesit konfirmuan se në këtë ngjarje pati shkëmbim zjarri pasi edhe viktima ka shtënë.

Tv Klan