Një shqiptar i dënuar me 10 vite burgim është ekstraduar nga Spanja. Policia bën me dije se është ekstraduar Luan Bundo, 64 vjeç.  Ky i fundit është arrestuar në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin.

Kundër tij ishte nxjerr një urdhërarrestit ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu në vitin 2016, ai është dënuar edhe me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Bundo akuzohet se ka premtuar qytetarit me iniciale M. P. se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me Bundon, do të kalonin ilegalisht për në Australi.

Familjaret e M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij./tvklan.al