Një 28-vjeçar nga Peshkopia  është shpallur në kërkim nga policia. Skerdinand Hoxha, me detyrë punonjës i zyrës postare në Maqellarë ka marrë nga arka rreth 74 milionë lekë të vjetra dhe është larguar.

Ai është denoncuar gjatë pasdites së djeshme nga Kryetarja e Degës së Postës në Dibër, shtetasja S. Ç. Policia thotë se vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Mbi të riun, rëndon akuza vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën.

/tvklan.al