Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje.

Dyshohet se 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të vrasë një 38-vjeçar italian në Frosinone.

Policia ndërhyri të shtunën në një banesë pas njoftimeve të qytetarëve. Brenda gjetën një person të plagosur të mbuluar nga gjaku.

Dyshohet se ai ishte plagosur nga shqiptari me thikë. Kjo pasi banesa ku u gjet i plagosuri i përkiste 40-vjeçarit. Gjatë kontrollit, policët gjetën brenda 1 kilogram marijuanë.

Dyshimet paraprake janë se mes dy personave ka pasur mosmarrëveshje për trafikun e drogës./tvklan.al