Astronomët kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të zbuluar nëse ekziston një cilivizim jashtëtokësor i ndërtuar rreth një ylli të largët.

Një deklaratë kjo kaq e pabesueshme, aq sa duket e pamundur për t’u marrë seriozisht.

Por shkencëtarët duket se nuk po bënin shaka, kur thanë se një “megastrukturë aliene” mund të gjendet në orbitën e një dielli të largët.

Tashmë, një grup studiuesish nga Universiteti i Yales kanë nisur fushatën për të mbledhur të paktën 100 mijë dollarë për të siguruar një teleskop që pritet të zgjidhë atë që konsiderohet si “një ndër yjet më misteriozë në galaksi”, emri zyrtar i të cilit është KIC 8462852.

KIC-8462852

“Nuk ka ende një teori të pranueshme se çfarë mund të fshihet pas sjelljes së çuditshme të këtij ylli”

, deklaroi astronomja Tabetha Boyajian, e cila ishte e para që dalloi shndritjen e çuditshme të tij. Në një material të publikuar nga Boyajian, ajo e përshkruante dritën e diellit të largët si një errësim periodik.

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo mund të vijë për shkak të komentave që kalojnë pranë yllit.

Tashmë ata shpresojnë se me fonde të mjaftueshme do të mund t’i japin një përgjigje këtij misteri. /tvklan.al