Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit Sotir Koloi, të cilit policia i ka marrë armën, por nuk ia ka kthyer ende.

Gjatë kohës, që endej në kërkim të armës së gjahut, i moshuari ndërroi jetë dhe një i afërm i tij u interesua për këtë objekt, duke telefonuar policin Petrit ose Peço Kapaj.

Petrit Kapaj: Po!

Denoncuesi: Alo! Mirëmëngjesi!

Petrit Kapaj: Mirëmëngjes!

Denoncuesi: Po flas me Peço Kapon?

Petrit Kapaj: Po!

Denoncuesi: Ka mundësi të takohemi pak?

Petrit Kapaj: Kush je?

Denoncuesi: Po ka mundësi të takohemi? Ta thom nga afër, kush jam.

Petrit Kapaj: Ore zotëri…!

Denoncuesi: Nikolla Koloi nga fshati i Xarrës jam, vlla.

Petrit Kapaj: Ça problemi ke ti?

Denoncuesi: Po kam një problem, desha të takoja pak!

Petrit Kapaj: Ik ore, dreq i mxtit!

Denoncuesi: O zotëri!

Petrit Kapaj: Ik ore plehrë e mxxt andej!

Denoncuesi: Po pse më ofendon, o vlla?

Petrit Kapaj: Hajde plehrë e mxxx, po të them mos i bjer më telefonit tim, o llum!Vajte te SHKB-ja, u sqarua muhabeti, vajte në prokurori, u sqarua muhabeti. Ik kërkoje atje, ku është për të kërkojtur! Mos i bie më telefonit tim, se ttt….

Denoncuesi: Çfarë të kërkoj, o burrë?!

Petrit Kapaj: Mos i bjer më, kokrre e legenit!

Denoncuesi: Po avash, o avash, mos fol ashtu! Dëgjo nji sekondë!

Petrit Kapaj: Mos i bjer telefonit tim të kam thënë mos, mos i bjer telefonit tim, po të them..!

Denoncuesi: Po ti s’e di, se kush jam unë pra, unë të kërkoj të takohemi pak!

Petrit Kapaj: Zotëri s’kam punë me tyja, ti je një llapaqen, nji intrigant, nji burrë, më maskarai, që kam njohur.

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Vazhdo!

Denoncuesi: Faleminderit shumë!

Petrit Kapaj: Mos i bjer telefonit tim!

Denoncuesi: Faleminderit shumë! Po mund të takohemi pak? Mund të takohemi pak?

Petrit Kapaj: Ore ti, paske qenë plehrë, ti! Po të takova, do të fus shtatë pashë nën dhe, mor qen!

Denoncuesi: Po të më futësh mo! Ku je?

Petrit Kapaj: Vazhdo aty, plehrë e mxxx, vazhdo!

Denoncuesi: Ku je? Më thuaj, të vij të më futësh shtatë pashë nën dhe! Ku je?

Pas telefonatës, të dy personazhet u takuan dhe Peco Kapaj deklaroi, se arma e gjahur është marrë nga Gjergji Tole dhe Vero Lima.

Denoncuesi: Si kalove?

Petrit Kapaj: Si je?

Denoncuesi: Mirë!

Petrit Kapaj: Mirë je?

Denoncuesi: Mirë!

Denoncuesi 1:  Ç’kemi?

Petrit Kapaj: Ça problemi ke? Si jeni?

Denoncuesi: Mund të flasim pak?

Petrit Kapaj: Po! Të lutem! Unë kam shkuar atje me nji taborë.

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Ka vajtur muhabeti në prokurori, është sqaruar muhabeti.

Denoncuesi: Çfarë është sqaruar nji dokument nga prokuroria, nji proçesverbal, o vlla!

Petrit Kapaj: Në prokurori shko me vrap!

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Gjergji Tole dhe Veno Limaj ka punuar. Veno Limaj dhe Gjergji Tole biles, është liruar nga policia për atë punën e çiftes tënde. Qartë?!

Denoncuesi: Se erdhe e more ti, o Peço nga shpia.

Petrit Kapaj: Në prokurori!

Denoncuesi: Ke qenë me ish-kryeplakun.

Petrit Kapaj: Jo, jo, jo, jo, jo, jo…

Denoncuesi: Ka qenë prezent kryeplaku.

Petrit Kapaj: Gjergji Tole, or ti me Gjergji Tolen me Veno Limaj, me të gjithë dhe është verifikuar ajo. Hajde ktu hajde! Është njoftuar salla operative se ky, ki qëlloi me armë dhe terrorizoi familjen.

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Inspektori i gatshëm Veno Limaj dhe oficeri i policisë kriminale Gjergji Tole, i cili ka punuar me Venon, ka qenë edhe mamaja jote në zyrë. Dëgjo ktu ti, të lutem dhe mamaja jote në zyrë dhe ma ka thënë, që nga Belgjika ajo në telefon, çiftja ishte në tavolinë, se ai oficeri doli.

Petrit Kapaj: Në fshat!

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Sa vemi aty Fatmiri (Ish-Kryeplaku) i di të gjitha.

Denoncuesi: Fatmir Sadiku?

Petrit Kapaj: Të lutem! I them ktija, ku e ke çiften? Në dhomë, vajtëm andej të gjithë kta, mamaja po je djali i ktija mamaja kish ikur, kish qenë në fshat, ku është pyes ato gratë në qendër te shpija e saj.

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Çiften, gjithmonë Inspektori më kupton, ia jap OPGJ-së, OPGJ Gjergji Tole është zbuluar, e ka zbuluar SHKB-ja dhe prokuroria.

Petrit Kapaj: Jemi futur Gjergji Tolja, unë, Oficeri.

Denoncuesi: Oficeri, kush ishte?

Petrit Kapaj: Gjergji Tole nga Gjirokastra dhe si përfundim e marrim dhe shkojmë në komisariat. Kur shkojmë te komisariati..

Denoncuesi: Po!

Petrit Kapaj: Gjergji në një krah kishte dosjen, në krahun tjetër çiften dhe Venua ngjiten lart dhe keni ca letra atje dhe thotë…

Denoncuesi: Po se s’ka asnjë proçesverbal.

Petrit Kapaj: Të lutem, të lutem o zotëri, të vejë, ta verifikoj aty, ku vajti dhe thotë punoi Veno Limaj dhe në fund është firma në regjistër e Gjergji Toles. Dhe njëherë,  është një lojë e pisët, një lojë e pistë e organizuar nga të tjerë. Te port’ e komisariatit u ngjitën lart dhe çiften në një dorë Gjergji, çiften e mbaja mënd po s’…nuk gjenim dot emrat, sepse mafia i kish zhdukur emrat dhe u gjet në një regjistër, kush punoi, kush u mor me ktë punë, dihen botërisht. Ik, ecni tani!

Denoncuesi: Je i nderuar! Ikëm!

Petrit Kapaj: Te prokuroria!

Denoncuesi: Je i nderuar! Shëndet!/tvklan.al