Kjo është gomonia që po kërkohet nga policitë e tre shteteve në ujërat mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.

Mjeti lundrues që u lokalizua mesditën e së premtes në afërsi të Sazanit, arriti t’i shpëtojë ndjekjes nga roja bregdetare shqiptare dhe “Guardia Di financa”.

Për kapjen e saj u kërkua edhe ndihma e anijes Oriku si dhe u ngrit në fluturim një helikopter “Cougar” i ushtrisë.

Pas ndjekjes disa orëshe në det të hapur  trafikantët  dyshohet se i janë drejtuar ujërave territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë.

Sipas policisë ne pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i në bordin e gomones 3 metra të gjatë ishin tre persona dhe disa bidona plastikë.

Mjeti lundrues dyshohet  se do ngarkohej me lëndë narkotike në Karaburun me qëllim trafikimin drejt Italisë.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në këtë zonë u gjetën të fshehura mes shkëmbinjve edhe disa pako me rreth 28 kg kanabis.

Tv Klan