NASA “niset” drejt Afërditës. Elementë jetësorë në atmosferë

Planeti Afërditë ngjall interesin e shkencës. Pas zbulimit se në atmosferën e saj ka përmbajtje gazi fosfin që është një shënjë e prezencës së jetës, kreu i Nasës është shprehur në Twitter se tashmë është koha për t’i dhënë prioritet këtij planeti.

Ndërkohë që është planifikuar tashmë një mission plotesisht i dedikuar për Afërditën, që do të niset në vitin 2023, dhe mban firmën e një kompanie private amerikane Rocket Lab.

Aktualisht sonda japoneze Akatsuki është e vetmja që orbiton në atmosferën e planetit, dhe është e dyta në 30 vitet e fundit që studion Afërditën. Ulja e fundit e një sonde atje është realizuar në vitet 80.

Ndërsa pas rreth një muaji Sonda Bepi Colombo e Agjensisë Hapësinore Evropiane Esa do të kalojë pranë, në rrugën që po përshkon për të mbërritur në planetin Merkur.

Deri më sot misionet e agjensive hapësinore kanë qënë të fokusuara në eksplorimin e asteroidëve dhe planetëve të tjerë, kryesisht Marsit. Kjo është një ndër arësyet që misioni më I afërt I programuar për në Venus është pikërisht nga një kompani private.

Megjithatë edhe NASA duket se së shpejti tashmë do të fokusohet në programimin e një misioni në këtë planet të panjohur.

Klan Plus