Koronavirusi ka shkaktuar mbi 400 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Kina është vendosur në karantinë, por virusi i cili ka shpërthyer prej më shumë se një muaji nuk ka ende një emër të saktë. Mjekët dhe mediat i referohen si koronavirus. Por ky emër është thjesht grupi i viruseve të cilit i përket.

Sipas mediave, shkencëtarët i kanë vënë emrin 2019-nCoV, por për njerëzit e thjeshtë kjo është disi i komplikuar. Një grup shkencëtarësh po punojnë për t’i gjetur një emërtim të saktë. Ata janë shprehur për BBC-në se janë gati për ta gjetur emrin, por pse po zgjat kaq shumë?

“Emërtimi i një virusi zakonisht vonohet dhe fokusi tashmë është tek shëndeti i popullatës”, tha Crystal Watson, profesoreshë në Qendrën John Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Ekspertët janë përpjekur ta ndajnë këtë virus nga të tjerët duke quajtur koronavirusi i ri. Sipas tyre emri i përkohshëm 2019-nCoV, nuk ka ngjitur tek njerëzit dhe mediat.

Detyra për të emërtuar virusin është e Komitetit Ndërkombëtar për Klasifikimin e Viruseve. Precedentët e mëparshëm e vështirësojnë disi punën e ekipit. Për shembull në 2009-n, virusi H1N1 u emërtua si gripi i derrit.

Kjo bëri që Egjipti të therë të gjithë derrat edhe pse sëmundja përhapej prej njerëzve dhe jo kafshëve. Prandaj emrat mund të sjellin problematika. Në 2015-n, Organizata Botërore e Shëndetit kritikoi emrin për virusin Mers (Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme).

Emërtimi duhet të ketë disa standarde. Prandaj për koronavirusin e ri nuk duhen përfshirë vendndodhjet gjeografike, emrat e njerëzve, emrat e pijeve ose kafshëve, apo referenca për një industri ose kulturë specifike./tvklan.al