Shkencëtarët kanë zbuluar një botë të re akullnajore në skajet e Sistemit Diellor. Teksa ky objekt është shumë i vogël, ai mund të jetë ndihmë për të gjetur diçka shumë më të madhe, planetin sa hipotetik dhe të pakonfirmuar, të quajtur Planeti 9.

Ky zbulim i ri, i pagëzuar me ermin L91 është një botë e vogël që rrotullohet rreth Diellit përtej Neptunit. Dhe kjo distancë ekstreme do të thotë se L91 i duhet shumë kohë që të rrotullohet në Sistemin Diellor.

Neptuni është planeti më i largët i konfirmuar në Sistemin tonë Diellor, me një distancë prej rreth 4.5 miliardë kilometra. Në terma shkencore është rreth 30 njësi astronomike, që do të thotë 30 herë e distancës mes Tokës dhe Diellit.

Ky sipas ekspertëve është limiti që mund të detektohet deri më tani.

L91 i duhet më shumë se 20 mijë vjet për t’u rrotulluar rreth Diellit, duke i dhënë kështu kësaj bote të vogël akullnajore statusin e distancës së dytë më të madhe nga Dielli.

I pari është planeti i vogël i quajtur Sedna.

Një tjetër fakt interesant është se trajektorja e orbitës së L91 është në tranzicion, që do të thotë se ky objekt migron nga një trup në një tjetër që ndodhet pranë, në Brezin e Kuiper.

Pikërisht ky fakt, ka bërë që shkencëtarët të cilët besojnë në ekzistencën e Planetit 9,  një botë masive për të cilën nuk ka prova, e që mendohet se ndodhet në skajet e Sistemit tonë Diellor, mund të jetë përgjegjës për rrotullimet e shumë objekteve të vogla si L91.

Në studimin e tij, shkencëtari Konstantin Batygin, nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe grupi i punës panë nëse një masë e ngjashme me Planetin 9, që përllogaritet të jetë 10 fish i masës së tokës, mund të shpjegonte lëvizjet e L91, megjithatë, kalkulimet e para sugjeruan që jo.

Por me gjetjet e vazhdueshme nga ana e shkencëtarëve të këtyre objekteve të vogla me distancë të madhe nga Toka, në periferi të Sistemit tonë Diellor, aftësia jonë për të analizuar lëvizjet e tyre rritet edhe më shumë, që do të thotë se mundësia për gjetjen e Planetit 9, bëhet edhe më e madhe./tvklan.al