Interneti i adhuron iluzionet optike, sidomos kur janë të vështira… Këtë herë kjo fotografi është bërë virale në mediat sociale sepse njerëzit nuk arrijnë të dallojnë personin e katërt në të.

Debati nisi kur @JenMsft postoi imazhin e një grupi djemsh që ngrenin një dolli me 4 shishe të vogla. Por në pamje të parë, në foto duken vetëm 3 duar. Foton ajo e shoqëroi me fjalinë: “Truri im refuzon që ta besojë se në këtë imazh janë 4 persona”.

Për ata që e kanë vështirë ta dallojnë personin e katërt, ai mban veshur një bluzë kamuflazh, që nëse nuk e sheh me vëmendje duket sikur në fakt është toka. Postimi është pëlqyer me mijëra herë në Twitter, ndërsa reagimet kanë qenë nga më të shumëllojshmet.

E nëse ende nuk keni mundur të dalloni personin e katërt, fotoja më poshtë shuan çdo dyshim./tvklan.al