Situata e koronavirusit në Kinë është nën kontroll. Të gjitha bizneset prej dy muajsh janë të hapura. Ndërkohë që shifrat e të infektuarve janë minimale madje ka dhe ditë pa asnjë rast të ri. Karantinën kur lëvizin nga njëri qytet në tjetrin e kanë vetëm banorët e Wuhanit.

Për shkak të koronavirusit të huajt nuk mund të hyjnë në Republikën Popullore kinezë. Ata që ndodhen aktualisht në Kinë, kanë vite që jetojnë dhe punojnë aty dhe nuk u larguan si shumë të tjerë nga frika e koronavirusit. Mes shqiptarëve që jetojnë ende aty është edhe Gentian Qejvanaj, i cili pej 8 vitesh është mësues i gjuhës angleze.

“Nga data 28 Mars nuk vjen më asnjë i huaj. Janë vetëm 50 qytetarë. Nuk e dimë kur mund të futen të huajt këtu. Jeta ka nisur prapë”.

Edhe pse pikënisja e kësaj pandemie që ka gjunjëzuar gjithë botën, ishte pikërisht në një provincë të Kinës, në Wuhan, këtu njerëzit duket se i janë kthyer normalitetit, madje edhe turizmit.

Në një intervistë për Klan Plus, Gentian Qejvanaj shprehet se çdo gjë është hapur madje edhe shkollat. Por veç detyrimit të maskës, qytetarët duhet të kenë gjithmonë me vete në telefon një kod personal.

“Me përjashtim të dy qyteteve kryesore, Shangai dhe Pekinit, ku institucionet arsimore vijojnë të jenë të mbyllura, qytetarët mund të lëvizin nëpër qytete, por edhe të hyjnë nëpër biznese dhe supermarket vetëm nëpërmjet këtij kodi. Që e kanë gjithmonë në telefonin e tyre”.

Për qytetarët kinezë por edhe të huajt që jetojnë aty, qeveria ndërhyri në kohë me masa të rrepta.

“Në të gjithë Kinën është bërë një punë e mahnitshme. Kanë bërë testime në masë, janë gjurmuar kontaktet e ngushta. Dhe kudo ku shkon të matet temperatura. Situata po shkon  drejt normalitetit”.

Klan Plus