“Gorarçja është vetëm një nga shumë vallet nga trevat e ndryshme të Shqipërisë që do të luhen nga Ansambli Folklorik i Tiranës në të parin koncert të titulluar në Konak”

Në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar në mbrëmjen e së Enjtes do të zbresë i gjithë folklori i Shqipërisë dhe pjesërisht ai i Kosovës. Ai do të kërcehet e këndohet nga trupa e Tiranës që i është ndryshuar orientimi nga një ansambël me repertor kryesisht të traditës së Shqipërisë së Mesme, tanimë nga tradita të ndryshme dhe me një grup polifonik në përbërjen e tij.

“Në këto 20 vitet e sotme është cenuar në mënyrë të atillë që të rinjtë e sotëm janë të cunguar në njohjen e kulturës dhe trashëgimisë kulturore që në kemi”.

Udhëheqësja artistike thotë se “Në Konak” nuk kërkon të sjellë në përmasa më të vogla Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, por të manifestojë të njëjtën ide me një formë tjetër.

Tv Klan