Aksioni antikioskë është shtrirë dhe në qytetin e Korçës. Gjatë dy ditëve të para janë prishur 54 kioska në shëtitoren “Fan Noli” në Korçë gjatë dy ditëve janë prishur 24 kioska. Policia e Komisariatit të Korçës ka mbështetur aksionin e nisur nga grupi i ndërhyrjes për prishjen e ndërtimeve pa leje të cilët kanë hequr 24 kioskat e para në këtë shëtitore ku janë ndërtuar 130 kioska pa leje.

Parashikohet që aksioni i nisur dje të vazhdojë disa muaj dhe pritet që fadromat e policisë ndërtimore të prishin rreth 500 ndërtime pa leje në këtë qytet. Por nga e pronarëve të kioskave ka patur reagime. Pritet që aksioni antikioskë të shtrihet dhe në qytete Ersekë, Bilisht e Pogradec.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Korçës, pas prishjes së kioskave në shëtitore shpenzimet e të cilëve do tu faturohen kunravajtësve, do të fillojë puna për rregullimin e trotuareve e lulishteve të dëmtuara nga këto ndërtime pa leje./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori