Shtëpia e Bardhë: Do të bëjmë gjithçka për të krijuar një botë të sigurt ndaj sëmundjeve ngjitëse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Ky donacion vjen në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive. Ky është një moment unik në histori dhe kërkon lidership amerikan. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar një botë më të sigurt kundër kërcënimit ndaj kësaj sëmundjeje ngjitëse”, tha Shtëpia e Bardhë .

Javëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve. Vetëm gjatë 3 Shtatorit, në Kosovë u regjistruan edhe 26 vdekje të reja dhe mbi 1,400 viktima.

Gjatë kësaj jave, autoritetet shtetërore në Kosovë njoftuan se kanë hequr nga përdorimi mbi 133.000 doza të vaksinës së AstraZenecas, pasi të njëjtave u kishte skaduar afati. Në Kosovë, qytetarët kanë shprehur hezitim për ta marrë këtë vaksinë.

Qytetarët në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën e Pfizerit apo të AstraZenecas.

Klan News